Pak njerëz në Bulevard, Rama e përshkruan protestën si “shi të Halloween”

Kryeministri Edi Rama ndau në një grup WhatsApp pamje nga protesta para Kryeministrisë dhe e komentoi me ironi, duke e lidhur me Halloween.

Pak njerëz në Bulevard, Rama e përshkruan protestën si “shi të Halloween”
Dosja nr. 0028

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi protestën para zyrës së tij, duke postuar në grupin e WhatsApp-it pamje nga Bulevardi, ku në orët e pasdites duken pak njerëz.

Mesazhi që shoqëron fotot thotë: “Shiu i Halloween. Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”. Me këtë shprehje, Rama e lidh protestën me ditën e Halloween.

Protesta e së shtunës

Protesta u thirr nga Partia Demokratike. Paralelisht me të vijoi edhe grumbullimi i studentëve, i nisur që në orët e paradites.

Studentët u mblodhën fillimisht te Ministria e Arsimit dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.