Armë në dorë, i maskuar plaçkit bankën te Komuna e Parisit; policia ka identifikuar të dyshuarin

Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një filial të Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit në Tiranë. Policia thuhet se e ka identifikuar të dyshuarin dhe po punon për ta arrestuar.

Armë në dorë, i maskuar plaçkit bankën te Komuna e Parisit; policia ka identifikuar të dyshuarin
Dosja nr. 0062

Një filial i Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit në Tiranë u grabit në mëngjesin e së hënës. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet për të kapur autorin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur hyri në banka dhe i kërcënoi punonjësit me armë zjarri. Ai mori një shumë parash dhe u largua në një drejtim të paditur.

Pamjet e publikuara pas ngjarjes tregojnë forcat e Policisë përreth filialit, ku janë kryer veprimet e para hetimore.

Po sipas informacioneve paraprake, policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin dhe po punon për ta lokalizuar e arrestuar. Deri tani nuk ka njoftim zyrtar për shumën e marrë dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e grabitjes.