Humbi jetën drejtuesi i një mjeti sportiv në fshatin Domaj të Hasit, vëllai në spital

Një burrë 46-vjeçar nga Kosova ndërroi jetë në Has pasi mjeti sportiv që drejtonte doli nga kontrolli dhe u përmbys. Vëllai i tij, 38 vjeç, është shtruar në spitalin e Kukësit.

Humbi jetën drejtuesi i një mjeti sportiv në fshatin Domaj të Hasit, vëllai në spital
Dosja nr. 0022

Një shtetas nga Kosova, 46 vjeç, ka vdekur në një aksident rrugor në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has, pasi mjeti sportiv që drejtonte është përmbysur.

Viktima me iniciale A. Q. ishte drejtuesi i mjetit. Në aksident ka mbetur i lënduar edhe vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se mjeti është përmbysur aksidentalisht, gjë që ka shkaktuar vdekjen e 46-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të zbardhur rrethanat e shkaqet e plota të ngjarjes.