Humb jetën avokati nga Vlora Saimir Vishaj, pas shtrimit me urgjencë në Tiranë

Avokati Saimir Vishaj ka ndërruar jetë pasi ndodhej prej kohësh në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Humb jetën avokati nga Vlora Saimir Vishaj, pas shtrimit me urgjencë në Tiranë
Dosja nr. 0089

Avokati Saimir Vishaj ka ndërruar jetë, pasi prej disa kohësh përballej me një gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ishte shtruar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mjekët bënin përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Vishaj ishte transportuar në spital pas dyshimeve se kishte rënë nga shkallët. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, stafi mjekësor e kishte intubuar, ndërsa situata e tij ishte konsideruar kritike.

Avokati nga Vlora kishte folur publikisht edhe më parë për problemet me shëndetin. Në gusht të vitit 2025, kur ishte 60 vjeç, ai kishte treguar se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, që e kishte çuar për një periudhë në gjendje kome dhe kishte kërkuar intubimin e tij.

Rrethanat e plota të ngjarjes që e çoi në spital nuk janë sqaruar ende.