Hyseni në Apel të GJKKO-së, gjyqtari Kalaja shqyrton kërkesën për lirim nga arresti në shtëpi

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton të hënën, në orën 13:00, kërkesën e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Hyseni në Apel të GJKKO-së, gjyqtari Kalaja shqyrton kërkesën për lirim nga arresti në shtëpi
Dosja nr. 0058

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka seancë të hënën në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Seanca është caktuar të nisë në orën 13:00. Kërkesën e Hysenit do ta shqyrtojë gjyqtari Florian Kalaja, pranë Apelit të GJKKO-së.

Gjatë shqyrtimit pritet që gjykata të dëgjojë argumentet e palëve lidhur me masën e sigurisë që ish-krerja e SHISH ka aktualisht.

Në përfundim të seancës do të bëhet e ditur nëse masa ndryshon, apo nëse Hyseni vijon të qëndrojë në arrest shtëpie.